Presidenti i Napolit në Itali, Aurelio De Laurentis, ka propozuar ndryshimin e madh. Sipas presidentit kampion në Seria A, te kombëtaret lojtarët që shkojnë duhet të jenë nën 23 vjeç. De Laurentis po ashtu përmend kompesimet për lojtarët e ftuar në përfaqësuese. Sipas tij janë shumë pak.
“Europa duhet të ndryshojë. Sipas meje, ka ardhur momenti. Krerët e futbollit nuk duan të bëjnë ndryshime nga frika se mos humbin karrigen ku janë ulur rehat, por tashmë ka ardhur koha të ndryshohen rregullat e lojës dhe formatet e kampionateve. Luhet shumë. Futbollistët në fund nuk do ta përballojnë dot më të luajnë 50, 60 apo 70 ndeshje në vit.
Nuk është kuptuar se për Kombëtaret do të duhej një “tavan”. Pas moshës 23 vjeç nuk duhet të shkosh më në Kombëtare, sepse duhet t’u japësh hapësirë të rinjve. Nëse vazhdon të aktivizosh ata që kanë 37, 35 apo 30 vjeç dhe ata më pas lëndohen, po i jep një goditje kampionateve vendase.
Nuk ka respekt për këto kampionate, dhe për më tepër nuk ka një kompensim të drejtë për huazimin e një lojtari që paguhet nga ne 12 muaj në vit. Edhe kjo duhet rregulluar. Na japin vetëm një ‘chip’, por ne do të donim një ‘chip’, një ‘chop’ dhe një ‘chap’”.