Nuk ka pritur gjate por me t’u degjuar vershellima e fundit e arbitrit ne Elbasan Arena, presidenti i Federates Shqiptare te Futbollit Armando Duka ka nxituar te publikoje nje status ne rrjetet sociale.
Ai shpreh edhe njehere bindjen qe ka patur para ndeshjesh per rikthim tek suksesi, fale zemres se shfaqur ne fushe nga e gjithe skuadra. Por ajo qe eshte me e bukura, numri 1 i futbollit shqiptar ne fund te postimit te tij shkruan se endrra vazhdon!
Ta kete patur valle per pretendimet per te qene serish ne Europianin e ardhshem? Kjo duket shume e veshtire, madje thuajse e pamundur megjithate e rendesishme eshte qe Shqiperia te vazhdoje te fitoje. Ja statusi i dukes:
“Une isha i bindur se te gjithe, pavaresisht nga momentet e veshtira, do ” kthjelloheshin” dhe do vazhdonin te jepnin dashuri per kete KOMBETARE ne dite te mira dhe te keqia…Djemte kishin nevoje per kete dashuri dhe sot na e shperblyen..
Futbolli nuk ka te beje vetem me kembet, por sidomos kur luan me Kombetaren mbi te gjitha ka te beje me zemren…Sot me shume se kurre jam i bindur se ne do te vazhdojme te jemi bashke ne dite te mira e te keqia…Per me teper endrra vazhdon…”- shkruan Duka.