Janë mbajtur ditën e sotme në amientet e stadiumit “Loro Boriçi”, homazhet për ndarjen nga jeta të Ramazan Rragamit. Legjenda e futbollit shqiptar dhe atij shkodran u nda nga jeta ditën e djeshme në moshën 77 vjeçare pas një sëmundje të rëndë.
I pranishëm në Shkodër në homazhet e zhvilluara në nder të Rragamit ishte edhe presidenti Armand Duka së bashkue me drejtuesit e tjetër të FSHF-së. Pas daljes, Duka dha një deklaratë për mediat duke u shprehur ndarja nga jeta e legjendës Rragami ishte një humbje e madhe për futbollin shqiptar, ndërsa i ka shprehur ngushëllimet familiarëve.
“Nuk është e lehtë për asnjë qytetar shkodran, tifoz futbolli apo edhe qytetar të Shqipërisë që përcjellin sot një nga njerëzit me kontribute në shoqërinë shqiptare dhe jo vetëm në futboll. Ramazan Rragamin nuk ka njeri në botën e futbollit që të mos thotë ‘ishte njeri i mirë’. Ishte njeri i shoqërisë dhe i komunitetit sportive”.
Ramazani ka qenë një futbollist shumë i madh. Çdo shkodranë po të pyetet nuk besoj se nuk do ta rendisin në emrat më të mirë të futbollit shkodran dhe atij Kombëtar. Me kontributet të jashtëzakonshme, si trajner, si trajner i ekipeve Kombëtare, si zyrtar i Federatës Shqiptare të Futbollit.
Me shumë kontribute në jetën shoqërore në përgjithësi. Është humbje e madhe për ne, për familjen e tij. Dua t’i shpreh ngushëllimet të gjithëve, kryesisht familjes, fëmijëve të Ramazanit. Për mua ka qenë një mik shumë i mirë, e kam njohur shumë nga pranë, kam bashkëpunuar me të dhe është një humbje personale e imja dhe e familjes time”, u shpreh Armand Duka.