Shorti i Kualifikuesve të Botërorit 2022 vuri përballë Shqipërinë me disa ekipe si Hungaria, Polonia dhe Anglia. Në një intervistë për Ora News, Presidenti i Federatës Shqiptare të futbollit, Duka shprehet se kuqezinjtë nuk duhet të dorëzohen, por të provojnë shanset e tyre. Pavarëissht nivelit të rivalit, askush nuk mund të fitojë në letër, thotë numri një i FSHF.

“Për ta parë gjysmë plot gotën, munegsa e lojatrëve na bëri të testojmë shumë lojtarë të rinj. Mos ishim në kushte të pazakonta, iniciativa për t’i aktivizuar do ishte më e stepur. Test real do jetë nëse do kthehen tifozët.

Kualifikueset e Botërorit 2022- Asnjë ndeshje nuk fitohet në letër apo humbet. Duhet të përgatitesh mirë. Për nga procedura apo vazot, Anglia është ekip i mirë. Fatkeqësisht kemi një histori të keqe me Hungarinë, pasi nuk i kemi mposhtur asnjëherë. Ne do t’i provojmë të gjitha shanset tona.

Duhet të tentojmë Play Off, qoftë nga Nations League, apo rrugë tjëtër. Fitorja me Lituaninë do na peshojë pasi do ishim në vend të 10-të. Unë kam besim se ne mund të luajmë ndaj ccdo lloj kundërshtari. Ne mund të fitojmë ndaj tyre në Tiranë./newsport/