Presidenti i FSHF-së, Armand Duka, ka treguar pas ndeshjes së mbremshme kundër Andorrës së si është situata për stolin kuqezi sa i përket vazhdimit të edicionit dhe në cilën pikë janë negociatat. Në “SuperSport” ai tregoi se ishte i hapur edhe për një trajnerin shqiptar.

“Jam i kënaqur me rezultatin dhe nuk e mendoja të lehtë as unë e askush. Do të isha kënaqur edhe me rezultat minimal, por me 3-0 jam edhe më i kënaqur. Sapo kemi filluar, kemi bërë dy ndeshje, mund të kishim më shumë se tre pikë. I gjithë edicioni është para, kemi transfertë shumë të vështirë në Islandë, kemi për të kompletuar stafin për të ndërtuar një staf nga e para dhe për të përgatitur ekipin pas Islandës pastaj të shohim.

Nuk kam menduar asgjë për trajnerin, nuk kam pasur mundësinë të mendoj më shumë se siç e dini ishim në një situatë emergjente për të përgatitur ndeshjen e sotme me ish-asistentin. Dua ta komplimentoj se drejtoi ekipin mirë, do të fillojmë të mendojmë, nuk kemi shumë ditë për të vendosur për të përgatitur skuadrën për ndeshjet e ardhshme.

Kemi humbur me Turqinë por është grup i vështirë, të gjithë do të humbim. Nuk duhet të qahemi për Turqinë, kemi mundësi në grup dhe jam i sigurt që një nga ekipet e grupit do të ngecë në këtë fushë.

Reja? E kam takuar pas ndeshjes me Turqinë, kam diskutuar me të si e pa skuadrën. Nuk ishte qëllimi që ishte i pranishëm për të qenë trajneri. Fola me të si e pa, në bisedë e sipër më tha që kjo është skuadra shqiptare, me këtë që pashë është e vështirë. Ai e dinte që kemi emra por në fushë me Turqinë nuk dhanë gjë. Nuk është se ka një propozim në tavoline me ne dhe është e vështirë.

Nuk jam i penduar nga veprimet me Panuçin, kam pasur bindjen që nuk kishim mundësinë të ndryshojmë, mendoja që do të përgatiste më mirë ndeshjen me Turqinë. Kur pashë që nuk solli gjë ndryshe mendoja se duhej të fitojmë ndeshjen me Andorrën e lëvizim me shpejtësi.

Trajner shqiptar? Pse jo, unë mendoj që mund të ketë trajnerë shqiptarë që mund të drejtojnë kombëtaren. Shumë e mirë është që çdo kombëtare të drejtohet nga trajner vendas që e njohin mentalitetin e ambientin e tij. Fakti që nuk kemi pasur trajner të tillë është se kemi pasur avantazhe të tjera që mund të sillte një trajner me më shumë eksperiencë ndërkombëtare. Duhet vendosur në peshorë avantazhi e disavantazhi i trajnerit shqiptar e të huaj.

Kjo e trajnerit të ri nuk është e lehtë, por gjithsesi një trajner që do të ulet në tavolinë nuk do të jetë i interesuar për një marrëveshje gjashtëmujore, jo vetën për atë por edhe për ne”, ishin fjalët e Dukës. /vipsport/