Sot u përfol për një largim të mundshëm të Diego Longo nga stoli i Kukësit. Një gjë e tillë nuk do ndodhë, pasi ka qënë vetë Presidenti i verilindorëve, Safet Gjici, që ka zbardhur të vërtetën, në një intervistë të dhënë për Ora Sport.

Në fjalën e tij, Gjici u shpreh se tekniku do vazhdojë punën e tij dhe gjithçka çka është folur është thjeshtë thashethem.

“Trajneri vazhdon punën e tij. Po vija nga Elbasani dhe më morën në telefon se trajneri Longo ka lënë detyrën. Ky është një keqkuptim i mediave.

Ai ka thënë se do shikojmë problemet e ekipit por jo se do të japë dorëheqjen. Ai ka pasur biletën e prerë se do shkojë tek familja e vet. Ka dy javë pushim. Mediat kështu japin informacion” – tha ai.