Presidenti i emëruar së fundmi në krye të Bayern Munich, Herbert Hainer, është pozicionuar tërësisht kundër krijimit të Superligës Europiane, projekt që po nxitet fort nga presidenti i Juventusit dhe Shoqatës së Klubeve Evropiane, Andrea Agnelli.
Në një intervistë për një gazetë të Mynihut, Hainer deklaroi se Bayerni është tërësisht kundër këtij projekti, pasi nuk dëshiron të nënvlerësojë kurrsesi Bundesligën gjermane.
Kujtojmë që, Herbert Hainer mori vendin e Ullie Hoenes në krye të Bayernit./syri