Presidenti i Federatës sllovene, Radenko Mijatoviç, ka zbuluar se para disa vitesh kishte tentuar të merrte trajnerin Edi Reja te Sllovenia, për të zëvendësuar të larguarin Sreçko Katanec.

Megjithatë Mijatoviç tregoi se trajneri aktual i Shqipërisë asokohe i kishte popozuar një mikun e tij, Majtaz Kek, i cili deri në 2018 ishte trajner i Rijekës në Kroaci, ndërsa prej dy vitesh drejton Slloveninë. “Edi Reja është një ekspert i vërtetë dhe një njeri shumë i mirë.

Kur në menduam për pasardhësin e Sreçko Katanac, padyshim që ai ishte kandidati i parë për stolin e kombëtares sonë. Pas disa bisedimeve në fund vendosëm ndryshe, por tashmë kanë kaluar disa vite dhe jemi në një rrugë tjetër.

Reja më propozoi në 2017 Majtaz Kek, që ishte nën kontratë me Rijekën. Por, ai këmbënguli se Kek ishte i duhur për ne dhe kështu bëmë më vonë.”, u shpreh Mijatoviç.