Presidenti Gaz Demi ka qenë i ftuar në emisionin “Skaner” që transmetohet në “MCN TV” ku ka folur për zhvillimin e kampionatit deri tani në Superiore. Kreu i Partizanit ka thënë se cilësia e arbitrimit në elitën e futbollit tonë është përmirësuar duke e krahasuar me sezonet e shkuara, pavarësisht se ka ende problematika që duhen evituar dhe përmirësuar.
“Kampionati është si rrallëherë në vitet e fundit që luftohet për titull nga disa skuadra. Superiorja po ecën më mirë nga viti në vit. Unë e kam gjithmonë besimin te skuadra. Ne na dalë e drejta që të besojmë te titulli. I bëj thirrje arbitrimit që të jetë me korrekt dhe serioz. Javët e fundit fillojnë edhe gabimet, kush nuk e mban dot ndeshjen si arbitër, atëherë ta thotë.
Nuk më interesojnë fare aleancat, ne si klub nuk kemi lidhje fare. Deri tani kampionati është korrekt. Edhe vendet e fundit po e bëjnë luftën e tyre. Gara është normale dhe ndonjëherë ne flasim më shumë se duhet. Nuk ka pasur të favorizuar ose jo.
Por a e beson kush kete gje? Me shume siguri qe jo sepse prej javesh ka zera per kompromise te te kuqve me Bylisin apo dhe me Kastriotin dhe fakti ka treguar qe Partizani nuk ka lene pike me keto skuadra ne takimet e fazes se dyte dhe te trete dhe me shume mundesi as ne te katerten.