HomeKRYESOREPresidenti i PSG paralajmëron Nejmarin: Nuk do të pranoj më…

Presidenti i PSG paralajmëron Nejmarin: Nuk do të pranoj më…

Presidenti i PSG-së, Naser Al-Khelaifi, ka bërë një paralajmërim të fortë për lojtarët e ekipit të tij, ditën e sotme.

Në një intervistë për “France Football”, ai shprehet: “Shumë lojtarë duhet të marrin përgjegjësi. Ata nuk janë te ne për të bërë qejf, por për të punuar më fort. Nuk pranoj më sjelljet e atyre që quhen yje. Dhe nëse dikush nuk është dakord, dyert i ka të hapura. Mirupafshim”.

Presidenti i PSG-së, edhe pse nuk përmend emra në veçanti, duket se i referohet Nejmarit. Tashmë, ai ia ka besuar klubin Leonardos, dhe për të qenë kompetitiv në Champions League, deklaron: “E kuptova se diçka duhej ndryshuar, përndryshe nuk do shkonim askund. Leo do të ketë fuqi të plota në klub, kam besim të plotë tek ai”.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments