Teuta u eleminua nga Conference League. Në ndeshjen e parë të turit të 3-të u mund 1-0 nga Shamrock Rovers jashtë, ndërsa sot pësoi disfatë 0-2 në Elbasan Arena.

Askush nuk mund të jetë i kënaqur, e aq më pak Presidenti i durrsakëve, Edmond Hasanbelliu. Numri një i Klubit shprehet se besonte te kualifikimi. Gjithsesi, një gjë e tillë nuk ndodhi dhe pranohet se do ketë ndryshime.

“I zhgënjyer? Skuadër e fortë ishte Shamrocku, ne bëmë maksimumin por nuk ia dolëm dot. Këto janë skuadra që kanë qenë në kampionat, dhe fizikisht janë më lart se ne. Në fillim besoja se mund t’ia dilnim.

Çfarë nuk funksionoi te Teuta? Fizikisht nuk janë mirë. Do ndryshojmë, do ndryshojmë diçka, por jo ndryshim trajneri. Kush më zhgënjeu më shumë? Nuk them emra se i ngel hatri, por janë disa” – tha ai./newsport/