Kaos I vërtetë tek Vllaznia. Dorëheqjet e fundit të njeriut që pritej të ishte administrator I klubit, Ardian Grabovës por edhe I shefit të klubit Kujtim Shaba, kanë bërë që klubi shkodran të përfshihet në një amulli të vërtetë. Futbollistët kanë qenë në dyshim për vazhdim të stërvitjes apo jo paraditen e sotme por ka qenë zëvendëspresidenti Isufi, ai që duke folur në emër të kryebashkiakut Luka dhe të presidentit Nava, ka bërë thirrje për qetësi dhe vazhdim të situatës sepse gjërat nuk janë aq kohë sa thuhet. Ai ka garantuar futbollistët për plotësim të të gjithë kushteve. Nga ana tjetër, ditën e sotme në orën 11.00 duhej të ishte zhvilluar mbledhja e parë e Këshillit të ri Mbikëqyrës të shoqërisë aksionere Vllaznia.

Ky këshill do të propozonte për postin e administratorit Ardian Grabovën por dorëheqja e këtij të fundit ka bërë që mbledhja të dështojë. Nisur nga kjo, mësohet se presidenti Nava I ka telefonuar kryebashkiakut Luka duke I kërkuar në rradhë të parë ndjesë për atë çfarë ka ndodhur. Më pas, I ka premtuar se të martën do jetë në Shkodër për t’I dhënë zgjidhje të gjithë situatës së krijuar. Po këtë ditë, pritet të zgjidhet edhe administratori I ri I klubit. Këtë herë nuk ka një emër të përcaktuar por pritet të zgjidhet me konsensus të të dy palëve. Po ashtu, presidenti Nava bëhet e ditur se deri të martën do mbërrijnë tek Vllaznia edhe pesë futbollistë të huaj cilësorë për të kompletuar skuadrën. Njëkohësisht, numri 1 tashmë I klubit shkodran ka bërë të ditur se tashmë për funksionimin normal të klubit, çdo gjë do të jetë në dorën e zëvendëspresidentit Isufi dhe të shefit të klubit Armir Grima, I cili duket se do të rikthehet në këtë post sërish vetëm dy ditë pasi po ky president e kishte zëvendësuar me Kujtim Shabën. Një situatë aspak normale ku duket se të gjithë fajet për krijimin e saj, palët ia kanë adresuar Ardian Grabovës. Nëse ka qenë vërtetë kështu, këtë do ta tregojë koha.

www.shkodrasport.com