Tre fitoret e fundit rradhazi kane sjelle nje fryme shume pozitive te Vllaznia dhe si rrjedhoje festat e fundvitit po festohen ne menyren e duhur, por kuptohet duke e kthyer koken pas per te analizuar gjithçka ka ndodhur deri tani, per te nxjerre mesimet e duhura nga gabimet e bera dhe per t’i korigjuar per te ardhmen.
Presidenti Alban Xhaferi ne nje prononcim per mediat ka bere te ditur se mund te kete edhe ndonje largim tjeter, ashtu siç do shikohet mundesia per te ofruar lojtare nga merkatoja.
“Ky eshte nje proces qe ka filluar tashme merkatoja tek Vllaznia. Ndoshta jo zyrtarisht sa i takon prurjeve, por sa i takon daljeve ne kemi bere tre largime dhe ndoshta- ndoshta jemi ne diskutime per te bere edhe ndonje largim tjeter te ndonje lojtari qe nuk eshte ne nivelin e duhur apo ne bashkepunimin e duhur per te vazhduar tek ne.
Mendoj se kemi nje grup te mire dhe pretendojme te bejme nje merkato te zgjuar ne menyre qe te ofrojme lojtare cilesore ne qofte se gjithmone do te kete. Megjithate une besoj tek grupi ekzistues, por shpresoj qe edhe te perforcohemi dhe te jemi me te forte vitin tjeter”- eshte shprehur presidenti Xhaferi./SHKODRA-SPORT.COM/