✍️ Shkruar nga “Shkodra Sport”
Vllaznia mori një fitore të madhe mbrëmë ndaj Dinamo. Bekim Balaj me golin e tij në pjesën e parë, u dha 3 pikë të arta kuqebluve në stadiumin “Loro Boriçi”.
Presidenti i Vllaznisë Alban Xhaferi ka munguar në këtë ndeshje sepse ndodhet për arsye pune në Japoni, megjithatë ai ka jetuar me emocionet e fitores dhe të stadiumit “Loro Boriçi”.
Ditën e sotme ai ka publikuar një foto ku është i veshur si samurai dhe poshtë saj shkruan: “Kur fryma e samurait është në fushë, fitorja është e jona”.
Por ndërkohë poshtë kësaj fotoje nuk kanë munguar edhe komentet e ndryshme, ku veçojmë atë të trajnerit Edi Martinit që i shkruan: “Merre me vete shpatën”.
Duket se ‘lufta” për kreun ka filluar të nxehet pak më herët sesa duhet dhe tek Vllaznia janë të vetëdijshëm se i pret një betejë shumë e ashpër, brenda dhe jashtë fushe.
Burimi: Gazeta “Shkodra Sport”







