Thomas Brdaric është rikthyer në rolin e trajnerit të Vllaznisë, duke zënë kështu vendin e të larguarit, Qatip Osmani.

Tekniku gjerman nis për herë të dytë punën te klubi shkodran, ku më parë ka qenë në pankinë edhe në periudhën 2020-2022. Asokohe, Brdaric fitoi dy Kupa të Shqipërisë.

Një mikpritje të ngrohtë, tekniku 59-vjeçar ka marrë edhe nga presidenti i Vllaznisë, Alban Xhaferi. Ky i fundit ka publikuar një foto, ku shtrëngon duart me Brdariç.

“Mirë se erdhe Mr.Brdaric, le të shkojmë”, shkruan Xhaferi krah fotos së publikuar duke e shoqeruar kete thenie edhe me nje avion, qe nenkupton fluturimin per ne Europe gjate veres per te luajtur ne Kupa.