Vllaznia e volejbollit te femrave pritet te jete krejt ndryshe ne sezonin e ri. Me ndryshimet e ndodhura se fundi ne drejtimin e saj dhe ardhjen e presidentit Florjan Zekja, tashme ka marre fund edhe periudhe kur lojtaret vetem largoheshin nga ekipi.
Biznesmeni i njohur shkodran qe eshte vene ne krye te kesaj shoqate ka bere te mundur tashme perforcimin e ekipit me lojtare te tjera cilesore.
Dhe gjeja e pare qe ka bere ka qene rikthimi i volejbollistes shkodrane Stela Kiri. Ajo ka qene pjese e Skenderbeut sezonin e kaluar dhe tashme pas ofertes se bere nga presidenti Zekja eshte rikthyer tek Vllaznia.
Padyshim qe ky eshte nje perforcim shume cilesor sepse Kiri eshte nje nga lojtaret libero me te mira te kampionatit shqiptar, njekohesisht edhe kontigjent i ekipit tone kombetar.
Me marrjen e kesaj lojtareje, eshte e qarte se Vllaznia ne sezonin e ri do te kete pretendime ambicioze per te qene ne mes ekipeve me te mira te kampionatit./SHKODRA-SPORT.COM/