Nga Endri ÇINARI

Sot do mbyllet edhe faza e tretë e Superiores së sezonit 2023-24. Ku Vllaznia në javën e 27-të të kampionatit do jetë mysafire në Korçë, me përballjen kundër vendasve të Skënderbeut. Shkodranët janë skuadra më në formë për momentin në kampionat, por pas në këtë periudhë nuk ngelin as bardhekuqtë.

Në 5 ndeshjet e fundit, ekipi i drejtuar nga Gvozedenoviç ka marrë 4 fitore dhe 1 humbje. Duke u ngjitur kështu në vendin e 4-ët të renditjes me 37 pikë.

Një formë të tillë dhe me ndeshjen që luhet në shtëpinë e tyre, korçarët kërkojnë ta vijojnë edhe sot. Dhe duket se trajneri Gvozdenoviç ka hartuar edhe formacionin titullar që do zbresë në fushë.

Kështu në portë pritet i zakonshmi Alia. Para tij të rreshtuar në repartin e mbrojtjes pritet Gerço në të djathtë, Prençi dhe Dwumfour që do përbëjnë dyshen e qendrës dhe Ramos majtas. Në mesfushë përveç Rabiu, një vend të sigurtë duket se do ketë edhe për Liçon dhe Yuri.

Në sulm të sigurtë duken dyshja Rashica-Nikaj, ku ky i fundit po kalon një moment mjaft pozitiv në këto momente në Superiore. Dyshimi mbetet në emrin e tretë se cili do përbëjë repartin e avancuar ku në balotazh janë Janaqi dhe Lika. Ndeshja mes Skënderbeu dhe Vllaznisë do luhet ditën e sotme në orën 17:00, në stadiumin “Skënderbeu” të Korçës./www.shkodrasport/