Barcelona do të ketë një president të ri duke qenë se para pak ditëve Josep Maria Bartomeu dha dorëheqjen për shkak se kishte shumë pakënaqësi ndaj tij.

Ndërkohë, një nga kandidatët për president të katalanasve Viktor Font, duket se i ka të qartë planet për të ardhmen teksa shprehet se kërkon të rikthejë në klub njerëz si Guardiola, Çavi, Injesta, Pujol dhe të mbajë Mesin.

“Të zëvendësojmë gjeneratën më të mirë që futbolli ka para ndonjëherë, mendoj se këtë kemi pasur në dekadën e fundit, është një sfidë e madhe. Duam të formojmë një skuadër kompetitive, jemi me fat që Barcelona ka trashëguar stilin e lojës që ka instaluar Johan Krujf.

Dhe më pas, Guardiola, Çavi, Pujol e Injesta, të cilët janë idhuj të vërtetë që nuk punojnë më këtu.

Duam t’i rikthejmë. Mesi? Gjëja e vetme që Mesi duhet të dijë është se bën pjesë në projektin konkurrues që ai do, pra për të fituar Champions League”, u shpreh Font. /VipSport/