Ardian Nuhiu është zyrtarisht trajneri i ri i Tiranës. Klubi bardheblu ndërkohë e ka prezantuar Nuhiun ndryshe nga paraardhësit.

Për trajneri e ri nuk ka një postim të dedikuar, por vetëm “insta-story” që zgjat 24 orë. Kështu pas kësaj kohe, foto largohet. Mbetet për t’u parë ndërkohë nëse do të ketë një shkrim nga stërvitja, për teknikun që është dëshirë e vjetër.

46-vjeçar qëndroi pa ekip vetëm një muaj, pasi në shtator u largua nga Gjilani. Për të nis një sfidë delikate, për herë të parë në Superiore dhe te klubi rekormen sa i përket numrit të trofeve.(panorama-sport)