Viti 2021 në basketbollin kosovar u hap sot me një ndeshje mjaft interesante mes Vëllaznimit dhe Prishtinës në “Shani Nushi” të Gjakovës.

Skuadrat në fjalë zhvilluan një duel me luftë mjaft të fortë, e në fund fitores iu gëzua skuadra kryeqytetase, e cila triumfoi 62-69.

Te Prishtina ka spikatur mbi te gjithe basketbollisti shkodran Daniel Lekndreaj qe sonte u dallua më së shumti me 22 pikë, 6 kërcime e 2 asistime.

E nese Lekndreaj sonte ka shkelqyer duke i dhene nje kontribut te madh skuadres se Prishtines per ta fituar ndeshjen, tek Vellaznimi ka munguar per arsye demtimi shkodrani tjeter, ish- kapiteni i Vllaznise Robert Shestani.