Erzeni do te luaje sot ne ora 17:00 ne stadiumin “Loro Boriçi” te Shkodres ndeshjen e kthimit çerekfinale te Kupes se Shqiperise. Siç eshte bere tashme e ditur qe prej se henes trajneri Skerdi Bejzade nuk e mban me kete detyre sepse ka paraqitur doreheqjen.
Pas largimit te tij, kane qarkulluar lajme te ndryshme qe pasuesi i tij do te ishte Mirel Josa dhe kjo ne fakt behet fakt i kryer, megjithate tekniku i njohur nuk do te jete sot ne pankine ne sfiden ndaj kuqebluve.
Burime te gazetes “Shkodra Sport” bejne te ditur se drejtuesit e Erzenit ia kane besuar drejtimin e kesaj ndeshje Afred Deliallisit, ish- trajnerit te meparshem qe aktualisht mban pozicionin e drejtorit teknik te kesaj skuadre.
Deliallisi e ka pranuar se do te jete trajner vetem per kete ndeshje pasi po shikohen alternativa te tjera per vazhdimesine dhe me shume mundesi nga neser do te jete Mirel Josa qe do t’i drejtoje shijakasit ne perpjekjet e tyre per te qendruar ne Superlige./www.shkodrasport.com/