HomeFUTBOLLPritet revolucion në formacion, ja si do rreshtohet sot Shqipëria ndaj Andorrës

Pritet revolucion në formacion, ja si do rreshtohet sot Shqipëria ndaj Andorrës

Me Bekim Balajn dhe Armando Sadikun nga minuta e parë, apo vetëm me një sulmues në majë dhe dy lojtarë të shpejtë nga krahët?

Kjo është dilema e trajnerëve Ervin Bulku dhe Sulejman Mema për formacionin që do të hedhin sot në fushë kundër Andorrës.

Ndihmësi i Kristian Panuçit preferoi të mos zbulonte formacionin në stërvitjen e fundit, që u zhvillua në stadiumin “Estadi Nacional”. Në krahasim me ndeshjen ndaj Turqisë, ndryshimi që pritet të bëhet në mbrojtje është ai në krahun e majtë, ku Naser Aliji do të zërë një vend.

Me Hysajn të paprekshëm në rolin e mbrojtësit të djathtë, edhe në qendër dilemat ekzistojnë, pasi me shumë mundësi do t’i besohet dyshes Ismajli-Ajeti, duke sakrifikuar kështu Gjimshitin, që luajti si titullar ndaj Turqisë.

Në mesfushë do të luajnë Xhaka, Kaçe dhe një mes Bashës dhe Memushajt, ndërsa nga krahët e sulmit Uzuni e Grezda. Gjithsesi, nëse Balaj dhe Sadiku e nisin nga minuta e parë, pritet që një mes Uzunit dhe Grezdës të sakrifikohet.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments