Sunday, January 11, 2026
FAQJA E PARE KRYESOREPritet vetëm zyrtarizimi, ish-trajneri i Vllaznisë ulet në stolin e Maqedonisë së...

Pritet vetëm zyrtarizimi, ish-trajneri i Vllaznisë ulet në stolin e Maqedonisë së Veriut

Përfaqësuesja e Maqedonisë së Veriut do të ketë në javën e ardhshme edhe zyrtarisht trajnerin e saj të ri. Goce Sedloski, trajner me shumë eksperiencë në futbollin maqedonas e jo vetëm, do të emërohet në drejtimin e ekipit përfaqësues i cili merr pjesë në play-off për kualifikimin në Botëror.

Pas largimit të Blagoja Milevskit në mbyllje të kontratës së tij, emri i Sedloskit doli menjëherë në skenë, duke njohur aftësitë e tij dhe faktin se njeh shumë mirë futbollin maqedonas ku aktualisht po drejton Vardarin. Në karrierën e tij si trajner, për Sedloskin ka qenë edhe një etapë e shkurtër në Shqipëri, ku mori drejtimin e Vllaznisë në vitin 2023.

Sipas Ekipa.mk, emri i tij është ai që do të propozohet nga komisioni i ngritur nga federata për të përzgjedhur trajnerin e ri, ku pjesëtar është mes të tjerësh edhe ish-drejtori sportiv i Tiranës, Agim Ibraimi.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments