Prishtina ka gjetur akordin dhe ka regjistruar në Federatën kosovare të futbollit mbrojtësin Aleksandër Ristevski.

29 vjeçari nga Maqedonia e Veriut ka një karrierë të pasur në vendin fqinj, teksa për gjashtë muaj ka provuar të luajë edhe me Vllazninë në Shqipëri.

Gjashtë muajt e sezonit 2019-2020, Ristevski ka luajtur pesë takime me shkodranët, duke u larguar në merkaton e janarit të atij viti.

Telegrafi në Kosovë bën me dije se mbrojtësi që luan në qendër dhe në fashën e djathtë, do prezantohet zyrtarisht brenda 24 orëve, teksa ka zhvilluar stërvitje me ekipin./newsport/