Sunday, January 11, 2026
FAQJA E PARE KRYESOREPritjes i vjen fundi, Armando Broja gjen golin me Burnley

Pritjes i vjen fundi, Armando Broja gjen golin me Burnley

Pritjes i erdhi fundi, sulmuesi i Kombëtares Armando Broja ka gjetur golin te ekipi i Burnley. Në ndeshjen e javës së 17-të kundër Bournemout në Premier League, shqiptari i futur si zëvendësues gjeti rrugën e rrjetës në minutën e 90-të, pas krosimit në zonë nga Edwards.

Brojës i janë dashur 10 ndeshje pritje në Premier League për t’u zhbllokuar te Burnley. Madje, ky gol i barazimit e shpëton përkohësisht nga shkarkimi trajneri Scott Parker.

Interesante është se finalizimi i 24-vjeçarit erdhi pikërisht ndaj portierit të përfaqësueses serbe Djordje Petrovic.     

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments