5 vjet më parë, Carpi luajti sezonin e tij të parë në Serinë A. Një vit më parë, skaudra drejtuar nga Fabrizio Castroi arriti të befasonte duke siguruar në mënyrë surprizë ngjitjen në elitën e futbollit italian.
Ëndrra zgjati vetëm një vit, në të cilin të gjithë të mëdhenjtë e futbollit italian performuan në stadiumin Braglia në Modena – ku klubi emilian luajti ndeshjet si pritëse.
Në atë skuadër luajtën futbollistë si Zaccardo, Verdi dhe Lasagna, tani ka mbetur vetëm kujtesa e zbehur e atyre bëmave.
Carpi në fakt ka pushuar së ekzistuari sot, i hequr nga harta e futbollit italian për mosrespektim të borxheve dhe autoriteteve tatimore.
Pas përjashtimit nga Serie C, klubi aplikoi të regjistrohej në Serie D, por Këshilli i Shtetit, rrëzoi ankesën e klubit.Emri i qytetit emilian do të mbetet në futboll falë një klubi të ri të themeluar në 2021, Athletic Carpi USD, i cili është regjistruar në Serinë D.