Monday, January 12, 2026
FAQJA E PARE FUTBOLLKATEGORIA SUPERIOREProbleme në Korçë, Ahmataj me ndryshime në formacion para Vllaznisë

Probleme në Korçë, Ahmataj me ndryshime në formacion para Vllaznisë

Skënderbeu e nisi mbarë, duke zhvilluar një lojë bindëse që në start dhe duke marrë një pikë në transfertën delikate me Teutën. Por, trajneri Julian Ahmataj është i detyruar që të bëj lëvizje në 11-she për ndeshjen e radhës me shkodranët.

Për shkaqe dëmtimesh nuk do të jenë të gatshëm mbrojtësit kosovarë Drin Govori dhe Mërgim Shala, e gjithashtu mesfushori ganez, Randi Damufur.

Ndërkohë, rikthim i rëndësishëm është mesfushori Shqiprim Taipi, i cili ka shlyer pezullimin. Edhe lojtari nga Hong Kongu, Remi Dujardin, i afruar me buje te ekipi bardhekuq, thuajse e ka kaluar dëmtimin.

Gjithsesi, me lojtarët që ka në dispozicion, trajneri Ahmataj do të kërkojë që të hedhë në fushën e lojës një 11-she fituese, për më tepër që është një sfidë shtëpie dhe në gjirin e skuadrës korçare ka lojtarë mjaft cilësorë…/Vipsport/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments