HomeFUTBOLLKATEGORIA SUPERIOREProbleme në mbrojtje. Ja kush mungon nesër ndaj Lushnjës

Probleme në mbrojtje. Ja kush mungon nesër ndaj Lushnjës

Kur dukej se gjërat po shkonin në mënyrën e duhur tek Vllaznia në pragndeshjen me Lushnjën, në mënyrë disi të papritur ka dalë një problem që ka çorientuar jo pak stafin teknik. Përveç Tafilit që ishte e sigurtë që nuk do të luante në këtë sfidë për shkak të disa problemeve të shfaqura ditët e fundit, ka dalë edhe problemi i mbrojtësit Denis Pjeshka. Ky i fundit ka filluar normalisht stërvitjen me grupin paradreken e sotme por pa kaluar shumë minuta është tërhequr mënjanë dhe është parë të komunikojë më stafin mjekësor që më pas i ka rekomanduar të qëndrojë pushim.

Nga sa merret vesh, ai ka ndjerë shqetësime në rrëzë të kofshës dhe për këtë arsye, nuk e ka vazhduar stërvitjen. Trajneri Cungu e ka grumbulluar me skuadrën për takimin e nesërm por ende nuk dihet nëse do të jetë në gjendje të luajë apo jo. Gjasat janë që ai të jetë i pamundur. Ndodh pikërisht ajo që kishin frikë të gjithë: Problemet në mbrojtje. Pikërisht aty ku ka më pak alternativa se në çdo repart tjetër.
© shkodrasport.com

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments