Probleme pa fund per Vllaznine e basketbollit te meshkujve. Sikur te mos mjaftonin mungesat e lojtareve cilesore, shoqeruar edhe me 4 humbje ne 4 ndeshjet e para te kampionatit, tashme per stafin teknik eshte shtuar edhe nje tjeter problem shume serioz.

Njeri nga lojtaret me te mire te ekipit, pikerisht Elian Memçaj eshte demtuar rende ne stervitje dhe si rrjedhoje te pakten per 5-6 jave do te jete larg skuadres. Kjo ka ndodhur para ndeshjes me Tiranen dhe mungesa e tij padyshim qe ndikoi shume ne lojen e skuadres duke rregjistruar kesisoj nje tjeter humbje.

Ne mungese te lojtareve te tjere, Memçaj ishte kthyer ne pike referimi te skuadres kete sezon duke qene pikeshensuesi me i mire i ekipit duke patur nje mesatare prej me teper se 20 pikesh per çdo ndeshje.

Por ne nje nga seancat e javes se kaluar, ai eshte rrezuar dhe ka demtuar njeren nga kockat e berrylit dhe si rrjedhoje mjeket i kane rekomanduar nje pushim absolut per gati nje muaj e gjysem.

Kjo do te thote se me shume mundesi Memçaj nuk do te jete ne fushe deri ne fund te dhjetorit dhe kjo gje ka shqetesuar jo pak trajnerin Bekteshi te cilit i reduktohen edhe me shume alternativat dhe kjo gje do te veshtiresoje edhe me shume gjendjen e ekipit dhe duke zvogeluar edhe me shume shanset per te qendruar ne Superlige./SHKODRA-SPORT.COM/