Mungesa e aktivizimit dhe thashethemet për një largim të mundshëm nga Napoli janë reflektuar edhe në faqen e specializuar për vlerat e kartonëve të lojtarëve “transfermakt”. Bëhet fjalë për Elseid Hysajn, i cili ka pësuar një rënie të vlerës së tij nga 25 milionë euro në 23.

Megjithatë, ai vazhdon të jetë lojtari më i shtrenjtë në Kombëtaren shqiptare duke lënë pas portierin Strakosha 20 milionë euro. Ai e humbi vendin e titullarit me Ançelotin, por Mauricio Sarri te Çelsi është gati që ta afrojë dhe ta rikthejë sërish në nivelet e larta.

Megjithatë, ende nuk dihet e ardhmja e lojtarit dhe agjenti i tij Xhufredi ka pasur bisedime të shumta me drejtuesit për të kuptuar situatën.

Me siguri qe e gjith kjo telenovele do te zgjase deri me 31 janar ndonese nga Napoli ka zera se i kane ofruar garanci per te qendruar dhe per te luajtur.

Menaxheri dhe vete lojtari nderkohe nuk kane shume besim tek kjo dhe po levizin te gjithe guret per te gjetur ndonje ekip tjeter teksa serish, me se shumti flitet per nje kalim tek Çelsi i Sarrit.