Merkato patjetër që është një temë e “nxehtë” në këtë periudhë ku futbolli është pushim. Edhe tek Vllaznia ka disa zëra për disa nga lojtarët e saj.

Një prej emrave që ka qarkulluar së fundmi që mund të largohet nga kuqeblutë është edhe Eraldo Deda. I kontaktuar nga “Shkodra Sport”, mesfushori i talentuar pranon se diçka po lëviz.

Ai tha: ”Kam diskutuar me drejtuesit së fundmi për të gjetur një zgjidhje. Besoj se do jetë një marrëveshje ku të gjithë të mbesin të kënaqur dhe për atë po punojmë.

Nuk mendoj të huazohem, nëse ndodh do jetë vetëm një largim nga Vllaznia, jo një huazim. Mund të dal si një lojtar i lirë. Por të shohim në këto ditë, pasi ende nuk mund të them diçka konkrete”.
Endri ÇINARI