Ditën e djeshme u konfirmua se largimi i rradhës nga Vllaznia në këtë merkato do jetë ai i Paulo Pjeshkes. Mesfushori do jetë pjesë e Flamurtarit në sezonin e ri dhe për këtë ai shprehet i gëzuar në një prononcim për “Shkodra Sport”. Gjithashtu mëngjërashi i uron suksese Vllaznisë për edicionin e Superiores.
Pjeshka tha: “Është e vërtetë se do jem pjesë e Flamurtarit në sezonin e ri. Marrëveshja do zyrtarizohet shumë shpejt, ku do bëhet edhe prezantimi.
Jam i lumtur që do jem pjesë e një skuadre që ka histori dhe traditë. Por edhe ambicie sepse Flamurtari kërkon të ngjitet aty ku i takon. Pra në Superligën e futbollit dhe besoj se mundësitë janë.
Besoj se drejtuesit kanë ndërtuar një ekip serioz. Dhe objektivi kryesor i klubit është ngjitja në Superiore. E po ashtu objektivi im personal që të bëj sa më mirë dhe të ndihmoj skuadrën në arritjen e objektivave.
Vllaznia ? I uroj suksese për Superligën. Dua patjetër që ti shoh sa më lart të jetë e mundur”.
Endri ÇINARI