Skuadra e Romës është “kooperativa e golit” për vitin 2020 në kampionatet kryesore të Europës. Me ndeshjet e mbyllura për këtë vit në thuajse të gjitha kampionatet kryesore të Europës, ekipi verdhekuq rezulton të jetë ai i cili në 5 kampionatet elitare në kontinent, ka shënuar më shumë më lojtarë të ndryshëm.

Gjatë vitit 2020, për Romën kanë gjetur rrjetën në ndeshje zyrtare plot 20 futbollistë të ndryshëm dhe në mes tyre është edhe një shqiptar.

Marash Kumbulla iu bashkua gjatë merkatos së verës verdhekuqve e shumë shpejt la vulën e tij si në kampionat, ashtu edhe në Ligën e Europës, duke gjetur rrjetën me ekipin e tij të ri.

Roma është lidere në Europë në këtë statistikë, ndërsa ndiqet nga tre skuadra që kanë shënuar me një lojtar më pak. Interi, Çelsi dhe Betis janë tre ekipet të cilat kanë shënuar me nga 19 futbollistë gjatë vitit kalendarik 2020, ndërsa Sampdoria është një tjetër skuadër që ka shënuar me një numër të konsiderueshëm lojtarësh të ndryshëm, duke arritur shifrën 18. /vipsport/