Kilian Mbape është në qendër të vëmendjes, pasi sulmuesi ende nuk është shprehur qartazi mbi të ardhmen e tij, teksa nuk ka firmosur kontratën e re të propozuar nga PSG. Klubi francez ka frikë sepse ylli i ekipit është duke u kërkuar nga Real Madrid.

Madrilenët kanë edhe një armë shtesë për të bindur 21-vjeçarin të transferohet në Spanjë. Bëhet fjalë për teknikun Zinedin Zidan.

Trajneri i kryeqytetasve e ka shprehur hapur se e preferon Mbape dhe se marrëdhënia e mirë mes të dyve mund të ndikojë. Megjithatë, PSG do të luftojë deri në fund për të mos e humbur Mbape, të paktën edhe për sezonin e ardhshëm.

Kështu, parisienët janë të gatshëm t’i ofrojnë të njëjtat kushte si të Nejmar, me të njëjtën rrogë për ta bërë të ndjehet edhe më të rëndësishëm. Mesa duket kjo është mënyra e vetme për ta “blinduar” një kampion bote në Paris. /VipSport/