Vllaznia pret sot Besën në ndeshjen e Kupës së Shqipërisë që do të sigurojë një bilete për çerekfinalet e turneut. Skuadra shkodrane e ka parë shpesh Kupën si prioritet për fitoren e një trofeu, ose edhe si rrugën më të shkurtër për të siguruar Europën.

Përballë ka një skuadër të traditës, por me të cilën nuk ndeshet prej 11 vitesh, e cila po synon në këtë edicion që të bëhet përsëri pjesë e elitës, ndaj do të shohë ndeshjen me shkodranët si një test të rëndësishëm të ambicieve të saj.

FORMACIONET ZYRTARE

VLLAZNIA: Jukaj, Bajrami, Repaj, Gurishta, Sala, Qato, Kahrimanoviç, Çoba, Dodaj, Delaj, Balaj.

Trajner: Tomas Brdariç

BESA: Mëhidri; Frashëri, Kapo, Abdulai, Nurja; Migone, Stafa, Oliveira, Mazrekaj; Spahiu, Greca.

Trajner: Emiljano Çela

Gjyqtare: Emanuela Rusta