“Olimpic Shkodra” nis te levize ne merkato. Paraqitja jo ashtu si duhet ne fazen e pare te kampionatit te kategorise se trete ku ata marrin pjese per here te pare dhe per kete arsye drejtuesit e kesaj skuadre duan te marrin te tjera perforcime per ta bere edhe me te forte ate.

Dhe i pari ka ardhur ka ardhur. Diten e sotme ata kane prezantuar nje futbollist. Behet fjale per Bruno Pedro i cili luan ne rolin e qendermbrojtesit. Ai eshte nga Angola, 26 vjeç dhe ka luajtur se fundi me ekipin “Sel Saint Priest En Jarez Football” në Francë.

Presidenti i “Olimpic Shkodra” dhe pjestaret e tjere te ketij klubi e kane mirepritur nje futbollist te tille dhe besojne shume qe me aftesite e tij, ai do te jete ne gjendje ta ndihmoje kete skuader per te bere nje paraqitje me te mire ne gjysmen e dyte te sezonit.

Kujtojme qe ky ekip eshte krijuar vetem pak dite para startit te kampionatit te kategorise se trete dhe nuk ka patur shume kohe per t’u pergatitur per te. Kjo ka sjelle edhe rezultate jo te mira ne fazen e pare, te gjitha humbje. Megjithate keto rezultate nuk i kane dekurajuar drejtuesit e “Olimpic”.

Pas Bruno Pedro, ata pritet te sjellin ne Shkoder edhe te tjere lojtare dhe kjo siguron nje performance shume me te mire ne fazen e dyte te kampionatit, faze e cila nis ne gjysmen e dyte te muajit shkurt. Çka do te thote se kete here koha eshte e mjaftueshme per t’i pergatitur si duhet ndeshjet e ardhshme.