Ditën e sotme, trajneri i Kombëtares së Shqipërisë, Edi Reja ka publikuar listën me lojtarët e grumbulluar për dy sfidat e tetorit, fillimisht me Turqine dhe më pas me Moldavinë. Të dyja ndeshjet do të luhen në transfertë. Sakaq, ajo që bie në sy në listën e teknikut italian është grumbullimi për herë të parë me kuqezinjtë e talentit të Tuentes, Lindon Selahi.
Ndërkohë, pjesë e Shqipërisë është bërë edhe sulmuesi Taulant Seferi. Jashtë listës ka mbetur sulmuesi Armando Sadiku, i cili këtë verë u transferua te Malaga, gjithashtu edhe kapiteni MërgimMavraj. Ndërkaq, sa i përket lojtarëve të grumbulluar nga Kategoria Superiore, janë dy lojtarët e Partizanit.
Portieri Alban Hoxha dhe mbrojtësi Lorenc Trashi. Ndërkohë, në listën e pritjes, të gatshëm për grumbullim në rast dëmtimi të një prej lojtarëve, janë Balliu, Aliji, Kaçe, Vrioni, Xhaka, Memolla, Çekiçi, Uzuni dhe Broja. /VipSport/