Sunday, January 11, 2026
FAQJA E PARE KRYESORE‘Punonjësi problematik’, është shkarkuar 5 herë nga puna, dëmshpërblehet me 107 milionë...

‘Punonjësi problematik’, është shkarkuar 5 herë nga puna, dëmshpërblehet me 107 milionë euro

Jose Mourinho, edhe pse njihet si “Special One” dhe ka arritur të fitojë trofe të rëndësishëm në futbollin botëror, është një nga punonjësit më problematik, i cili është shkarkuar plotë 5 herë nga detyra e trajnerit.

Rasti i fundit ishte këtë të hënë, kur portugezi u shkarkua nga skuadra e Tottenham për shkak të rezultateve zhgënjyese.

Për këtë shkarkim, Jose Mourinho do të përfitojë 34 milionë e 610 mijë euro.

Special One është padyshim trajneri që ka përfituar më tepër nga largimet, sepse në pesë raste kur është shkarkuar nga Chelsea, Real Madrid, Manchester United e tashmë Tottenham, ka përfituar dëmshpërblime e vlerën e pabesueshme të 107 milionë e 880 mijë euro.

Përfitimet e Jose Mourinho pas shkarkimeve:

Viti 2007    Chelsea: 20.77 mln euro

Viti 2012    Real Madrid: 19.62 mln euro

Viti 2015    Chelsea: 14.42 mln euro

Viti 2019    Man Utd: 17.3 mln euro

Viti 2021    Tottenham: 34.61 mln euro

Totali:        107.88 milionë euro

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments