Jurgen Klop nuk i ka përmbajtur dot emocionet pas fitores së marrë ndaj Njukasëllit, në atë triumf me rezultatin 2-3. Një hap i gabuar në përballjen e kaluar, do t’i kalonte thuajse përfundimisht titullin kampion Manchester Sitit.

Por do të ishte krosimi i Xherdan Shaqirit kur loja po shkonte drejt fundit, që Liverpuli të merrte tre pikët e rradhës. Një tjetër moment që ka bërë xhiron e rrjeteve sociale pas ndeshjes, përveç urdhrit nga Van Dijk që gjuajtjen standarte ta ekzekutonte sulmuesi shqiptar, ishte edhe intervista e Klop për “Sky Sport”.

Kur gazetari e pyet rreth krosimit të Shaqirit dhe golit që u realizua në ato minuta, Klop i përgjigjet thjeshtë në gjuhën angleze: “F*cking unbelievable”. I menjëhershëm ka qënë edhe reagimi i gazetarit, që i kërkon trajnerit të Liverpulit që të bëj disi më kujdes me fjalët e thëna. “Ti do t’i vendosësh “bip” kësaj që sapo unë thashë, apo jemi live?

Ne nuk jemi live”, tha Klop mes buzëqeshjes. Më pas trajneri i Liverpulit foli edhe për Shaqirin me Origin, dy heronjtë që nuk kanë pasur shumë vlerësim dhe besim në fushën e lojës: “Kjo më ngjason me një përrallë. Ju mund të më pyesni vërtet që përse nuk i aktivizoj në fushë, pastaj mbërrijmë edhe në këtë pikë si me Njukasëllin. Ishte vërtet e pabesueshme nga këta lojtarë, me krosimin perfekt të Shaqirit dhe realizimin e Origit”. /Shqiperia.ch/

https://twitter.com/Tvvittergod1/status/1124789181908246533?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1124789181908246533&ref_url=http%3A%2F%2Fshqiperia.ch%2Fpyetet-edhe-per-shaqirin-klopi-e-tepron-ne-interviste-vendosini-bip-kesaj-fjale-apo-jemi-live%2F