Vlerat e futbollistëve në tregun e vendit tonë kanë pësuar rritje në vitet e fundit. Tashmë të gjithë e shohin futbollin e Superiores si një treg interesant ku mund të gjehen lojtarë apo edhe për lojtarë pak të njohur shihet si një trampolinë për të kaluar në kampionate më të forta.
Kështu ndër vitë edhe vlerat e lojtarëve në vendin tonë kapin shifra të konsiderueshme. Së fundmi edhe faqja e specializuar e Transfermarkt ka nxjerrë shifrat e kampionatit tonë.
‘Shkodra Sport’ është ndalur veçanërisht tek qendër mbrojtësit dhe cilët prej tyre e kanë vlerën më të lartë në Superligë. Pjesë e listës të qendër mbrojtësve që vlejnë më tepër është edhe Marko Juric i kuqebluve. Listën e kryeson Eneo Bitri I Partizanit që vlerësohet me 400 mijë euro në merkato. Beratasi është edhe një nga lojtarët më të shtrenjtë në vendin tonë e patjetër zë vendin e parë në këtë listë të veçantë.
Pas kapitenit të Partizanit renditet Behiratche i Tiranës qe kap shifrën e 325 mijë eurove në merkato. Treshen e parë e mbyll Ferreira i Kukësit me 300 mijë euro vlerë, po aq sa Sota që aktivizohet tek Partizani që vlerësohet njësoj si afrikani. Pesëshen e parë e mbyll Marko Juric, boshnjaku kap një vlerë prej 250 mijë eurosh në merkato, njësoj si edhe Jazxhi i Teutës.
28 vjeçari pavarësisht se ndoshta është pritur të kishte akoma më tepër impakt tek Vllaznia, mbetet një nga mbrojtësit më të vlerësuar që luajnë në futbollin tonë. Ai së bashku më Malen, Gurishtën dhe Zogovic është një nga futbollistët që ka pasur më shumë minuta në këtë kampionat.
Kjo tregon edhe për vlerësimin që ka stafi dhe trajneri Josa për ish futbollistin e Siroki Brijeg, që tashmë është stabilizuar si një nga futbollitstët bazë të formacionit kuqeblu.
Endri ÇINARI