Burreli vinte në përballjen e sotme për kupë me Vllaznisë pas fitores 3-0 për kampionat ndaj Dinamos dhe kuptohet që më shumë sesa të rivalizonin kuqeblutë, u duk se e kishin mendjen tek sfida e së shtunës për kampionat.
Kështu ka deklaruar edhe një pjestar i stafit të kësaj skuadre, pikërisht trajneri i portierëve Kastriot Rama në prononcimin e tij të dhënë për mediat pas përfundimit të ndeshjes.
Siç dihet, në këtë takim ekipi shkodran fitoi me rezultatin 2-0 falë golave të shënuar që në pjesën e parë nga ëenderson dhe Emerson.
“Të luash përballë Vllaznisë qoftë edhe në Kupë është një luks. Ne nuk kishim synim tek Kupa. Ne shikuam disa lojtarë të rinj që kemi. Jam i kënaqur me atë që dhanë këta djem, pavarësisht se edhe Vllaznia nuk ishte me ekipin e parë. Synimet tona janë në kampionat dhe
shpresoj të mos rezikojmë për mbijetesë”.
© shkodrasport.com