HomeFUTBOLLKATEGORIA SUPERIORERamadani bën ekzaminimin e dëmtimit, ja sa do t'i mungojë Vllaznisë

Ramadani bën ekzaminimin e dëmtimit, ja sa do t’i mungojë Vllaznisë

Ne ndeshjen ndaj Skenderbeut u detyrua te lere fushen e lojes si rrjedhoje e nje demtimi te pesuar ne minutat e para te pjeses se dyte. Mesfushori Behar Ramadani pesoi nje terheqje muskulare dhe si rrjedhoje nuk mundi ta çonte ndeshjen deri ne fund.

Nderkohe diten e sotme mesohet se ai ka bere edhe ekzaminimet e duhura te ketij demtimi dhe mjeket kane konstatuar nje terheqje muskulare te shkalles se pare.

Si rrjedhoje i kane rekomanduar 10 dite pushim, çka do te thote se ai ka humbur ndeshjen e se merkures me Kukesin, por edhe ate me Partizanin nderkohe qe mbetet per t’u pare nese do te rikuperohet apo jo per perballjen e javes se fundit te fazes se trete te kampionatit, ate me Flamurtarin ne Vlore.

Mungesa e Ramadanit ne repartin e mesfushes pritet te krijoje nje boshllek ne skuader ngaqe ai ka qene titullar i padiskutueshem ne formacion, nderkohe qe duhet pare tashme se si do te zgjidhe stafi teknik zevendesimin e ketij lojtari.

Edhe lojtar tjeter qe luan ne kete repart, Florind Bardulla ka qene edhe ai i demtuar dhe ende nuk dihet nese do te rikuperohet apo jo sepse mund te luaje ne vend te Ramadanit ngaqe jane futbolliste me tipare te njejta.
www.shkodrasport.com

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments