Një tjetër lojtar shqiptar i shtohet elitës hungareze. Pas Uzunit, Asanit apo Memollës, radha është e Ylber Ramadanit.
Mesfushori i kombëtares është zyrtarizuar ditën e sotme në klubin e MTK Budapest, teksa konsiderohet si një hap shumë i rëndësishëm për karrierën e Ramadanit.
Njoftimin për marrëveshjen me ish-futbollistin e Partizanit e ka dhënë vetë klubi i Budapest.
Ndërkohë, kujtojmë se për katër sezonet e fundit Ylber Ramadani ka qenë pjesë e Vejles në Danimarkë. /VipSport/