Real Madrid do të kishte fituar më shumë nëse te Barcelona nuk do të kishte qenë dikush i quajtur Lionel Mesi. Ky është mendimi i Serxho Ramos, teksa kapiteni i Los Blancos e pranon se kundër argjentinasit kanë vuajtur shumë.

Në dokumentarin “The Legend of Sergio Ramos”, mbrojtësi shprehet se janë përballur me Barcelonën më të mirë në histori.

“Në këto vite kemi vuajtur shumë kundër Mesit. Ndoshta, nëse Barcelona nuk do ta kishte atë, ne do të kishim më shumë tituj.

Ishte një kohë në të cilën ishim përballë Barcelonës më të mirë në histori. Kishim një trajner të madh si Murinjo, por për ne ishte shumë e vështirë t’i mundje ato. Nuk fitonim shumë dhe kishte shumë tension, shkaktuar nga ne ose edhe nga ato”, rrëfen Ramos. /VipSport/