Viti 2022 mund të kosiderohet viti i rekordeve sa i takon ndërrimit të pronarëve të klubeve të rëndësishme. UEFA në një raport të publikuar pak ditë më parë bën të ditur të gjitha klubet që gjatë vitit që lamë pas kanë ndërruar pronarë.

Janë plot 35 klube që janë bërë me pronarë të rinj, mes tyre edhe dy ekipe shqiptare. Njeri prej tyre eshte Vllaznia qe eshte blerë nga nje pronar i rinj. Shkodranët u blenë në shkurt të 2022 nga Alban Xhaferi,

Ai zoteron tashme 100 per qind te aksioneve te ketij klubi duke qene i pari president me te drejta te plota pronesie ne historine 104 vjeçare te Vllaznise.

Nderkohe edhe nje tjeter ekip shqiptar ndryshoi pronar gjate vitit qe shkoi, pikerisht Shkupi, Ai u ble nga nje biznesmen turk qe tashme zoteron klubin shkupjan.

Sigurisht në listën e klubeve të blear janë edhe Milan, Chelsea, Atalanta, Southampton, Olympic Lyon, Vitese, Hertha e Berlinit apo dhe Dinamo e Moskës dhe shumë ekipe të tjera. Viti që lamë pas theu rekordin e 2021, ku ishin blerë 30 klube, 5 më pak se 2022.