Milot Rashica nuk e njeh mendjemadhësinë, ashtu siç mund të mendojnë ndoshta edhe disa prej tifozëve shqiptarë, pavarësisht shkallëve që ka ngjitur në karrierë.
Sulmuesi i Kosovës ndodhet te ekipi i Verderit në Bundesligë dhe është një prej lojtarëve më të mirë të kampionatit gjerman, që është një arritje e jashtëzakonshme.
Por ky njeri e di shumë mirë se nga ka dalë dhe gjithmonë është i pari që kujton shtëpinë e tij. Vushtria arriti të rikthehet në elitën e Kosovës, falë punës së madhe të bërë nga ana e trajneri Samuel Nikaj.
Tekniku shkodran mund të quhet edhe me nofkën “doktori”, pasi tashmë e gjen lehtësisht kurën për ekipe që kërkojnë të ngjiten në futbollin elitar.
Madje këtë e bëri edhe me Kastriotin në Superiore, përpara se të shkonte në Kosovë. Nëpërmjet një postimi në “Instagram”, Rashica ka uruar Vushtrinë për këtë arritje dhe rikthim në vendin e merituar. /Shqiperia.ch/