Sunday, January 11, 2026
FAQJA E PARE KRYESORERast unik në futboll! Miura bëhet me skuadër të re, nuk ndalet...

Rast unik në futboll! Miura bëhet me skuadër të re, nuk ndalet as si 59-vjeçar

Kazuyoshi Miura ka vendosur të vazhdojë karrierën e tij futbollistike edhe pse do të mbushë 59 vjeç në shkurt.

Ish-sulmuesi i Genoas do të transferohet në formë huazimi te Fukushima United, klub që militon në kategorinë e tretë japoneze.

Miura ka deklaruar se pasioni për futbollin nuk ka ndryshuar pavarësisht moshës. Sezonin e kaluar ai zhvilloi shtatë ndeshje me Atletico Suzuka në kategorinë e katërt, skuadër që u rrëzua nga kategoria.

Në vitin 2024 u rikthye në Japoni pas një eksperience në Portugali me Oliveirense. Gjatë karrierës ka luajtur në disa vende, përfshirë Italinë, Kroacinë dhe Australinë.

Me kombëtaren japoneze ka regjistruar 89 ndeshje dhe 55 gola. Historia e tij mbetet një rast unik i jetëgjatësisë sportive.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments