Monday, January 12, 2026
FAQJA E PARE KRYESORERast unik në Itali, dënim shembullor për maqedonasin Pandev

Rast unik në Itali, dënim shembullor për maqedonasin Pandev

Një rast unik ka ndodhur në kampionatin italian të futbollit. Në ndeshjen e kësaj jave mes Xhenoas dhe Lazios, sulmuesi maqedonas, Goran Pandev, ka provuar me eksperiencën të fitojë një 11-metërsh duke simuluar në zonë por pa ia arritur qëllimit.

Ndërkohë, edhe arbitri i takimit vendosi të mos merrte asnjë masë ndëshkuese ndaj futbollistit duke vazhduar normalisht lojën.

Mirëpo, nëse arbitri vendosi të mos merrte masa për veprimin e Pandev në zonë, ky aktrim i sulmuesit nuk i ka shpëtuar gjykatësit sportiv në Itali, i cili në bazë të pamjeve filmike ka vendosur të dënojë gjestin e 35-vjeçarit duke e detyruar të paguajë një gjobë prej 2000 eurosh.

Një vendim që me shumë mundësi do të krijojë precedentë të tjerë pas tij, por do të ulë gjithashtu edhe numrin e simulimeve në zonë nga ana e sulmuesve që gjithnjë priren të përfitojnë në duelet me mbrojtjen kundërshtare. /VipSport/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments