Totenhem Hotspur ka rikthyer drejtorin sportiv, Fabio Paratici, pas 2 vjetësh në këtë rol.
Drejtuesi ishte ndëshkuar me pezullim gjatë qëndrimit të tij të parë në veri të Londrës për rolin e tij në parregullsitë financiare, që lidhen me kohën e tij te Juventusi në fillim të vitit 2023.
Paratici më vonë e apeloi vendimin, por pa sukses, përpara se të jepte dorëheqjen zyrtarisht nga roli i tij te “Spurs”-at në prill të vitit 2023.
Por tani ai është rikthyer, me Spurs-at që konfirmuan të mërkurën se Paratici është drejtori i ri sportiv i klubit së bashku me Johan Lang, që ka të njëjtën detyrë.
“Jam i kënaqur që po kthehem në një klub që e dua. Kam punuar me Johanin, Vinai Venkatesham dhe Thomas Frankun si konsulent për disa muaj dhe tani mezi pres të kthehem në Londër dhe t’i bashkohem ekipit me kohë të plotë. Jam i bindur se duke punuar në partneritet me Johanin mund të ndërtojmë një të ardhme të veçantë për klubin dhe mbështetësit tanë”, deklaroi Paratici.