Monday, January 12, 2026
FAQJA E PARE FUTBOLLKATEGORIA SUPERIOREReagon Edi Martini: Kërkoj ndjesë për atë veprim, por 'hienat' e studiove...

Reagon Edi Martini: Kërkoj ndjesë për atë veprim, por ‘hienat’ e studiove veçse më motivojnë më shumë

Edi Martini pas katër ditë heshtje, më në fund ka reaguar në lidhje me situatën e krijuar pas ndeshjes së fundit me Dinamon dhe veçanërisht për atë gjest shumë të kritikuar të bërë prej tij në momentin e festimit të fitores.

Trajneri i Vllaznisë ka kërkuar falje të gjithë tifozëve shkodranë dhe jo vetëm atyre për atë vepim të bërë që sipas tij erdhi nga emocionet e akuluara në ndeshje. Por njëkohësisht ai ka patur edhe një përgjigje për ata të cilët i quan “hiena”.

“Tifozë shkodranë dhe jo vetëm. Më lejoni që me anë të këtij postimi dua t’iu kërkoj ndjesë për atë veprim të bërë pas ndeshjes nga ana ime, që ka pasur lidhje thjesht me emocionet e akumuluara pas një ndeshje të vështirë që donim me çdo kusht ta fitonim dhe e arritëm me shumë mund.

Sa për ato hienat që dalin nëpër studio, i them që përveçse më motivoni mua dhe djemtë e ekipit tim, nuk na bëni asgjë tjetër sepse ne jemi VLLAZNIA!”- shkruan Edi Martini.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments